Një 49-vjeçare me inicialet D.B është dëmtuar gjatë procesit në punë, në një fabrikë për përpunimin e plastikës. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, pas dëmtimit në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës. 49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.