Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë pasdites të së dielës në Durrës, ku një 47-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.
Nga të dhënat e para dyshohet se D.I i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. I., 47 vjeç.