Një 46-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit, pasi ka rrahur dy fëmijët e tij të mitur.
Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet K.T., 46 vjeç, në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”,-njofton policia.