Një 45-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Lezhë.

Sipas burimeve, ai dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe me pas është dërguar drejt spitalit të Traumës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

“Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.