Një 45-vjeçar nga Narta i ka dhënë fund jetës, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut. 

Policia bën me dije se 45-vjeçari është gjetur pa jetë në afërsi të fushës së sportit në Nartë. 

Autoritetet sqarojnë se arma ka qenë pa leje, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.