Ngjarje e trishtë në Pogradec. Një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës në kasollen e bagëtive.
Policia vendore informon se ‘mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në kasollen e bagëtive, afër banesës së tij, shtetasi Xh. P., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas deklarimit të familjarëve, 40-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.’