Një 40-vjeçar u gjet i vetëvarur, pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Leskovik.
Sipas informacioneve, bëhet e ditur se ka qënë një telefonatë e një banori të zonës që ka njoftuar policinë e më pas ajo ka shkuar drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi që e kanë shtyrv të riun drejt aktit final. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.