Një person i moshës 40-vjeç është gjendur pas shenja jete në banesën e tij në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari me iniciale R. K. dyshohet se mund të jetë vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasi R. K., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.