Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një Fier, ku një 34-vjeçare tentoi të hidhej nga ballkoni pas dhunës së ushtruar nga bashkëjetuesi i saj.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.