Gjendet e vdekur një 33-vjecare në banesën e saj në Kombinat, Tiranë.
Sipas policisë, gruaja u gjet në shtëpi e vdekur nga bashkëshorti i saj.
Nga të dhënat e para, nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.