Një 33-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kolonjë. Sipas njoftimit të policisë i riu ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa e tij ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur në rezervuarin e fshatit Kagjinas.

Më tej bëhet me dije se viktima nuk kishte shenja dhune ndërsa policia shtoi se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Kolonjë/Informacion paraprak. Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa e tij, mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.