Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënshkroi kontratën për fillimin e punëimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën.

E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro.

“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” deklaroi Micotaqis gjatë nënshkrimit të kontratës.

Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.

Autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.