Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pulahë të Korçës. Një 31 vjeçare është gjetur nga familjaret e saj e vetëvarur në banesë.
Njoftimi i policisë Korçë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 02.10.2023, rreth orës 15:55, në fshatin Pulahë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur nga familjarët e saj dyshohet e vetëvarur shtetasja E. A., rreth 31 vjeçe, banuese në Pulahë. Nga këqyrja e jashtme e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.