Një sherr është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Blutë njoftojnë se 3 persona janë konfliktuar me një 64-vjeçar për shkaqe që nuk bëhen me dije.
Por sherri ka degjeneruar në dhunë, pasi shtetasit me iniciale K. C., 28 vjeç, A. C., 31 vjeç, banues në Pogradec dhe P. C., 59 vjeç, banues në fshatin Gështenjas kanë goditur me grushte dhe me sende të forta 64-vjeçarin.
Policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë tre dhunuesit.