Tipari përcaktues i botës sonë është jeta. Për aq sa dimë deri më sot, Toka është i vetmi planet ku ka jetë. Pavarësisht nga epoka jonë e shkatërrimit të mjedisit, jetë ka në çdo cep të globit, nën ujë, por edhe e vendosur në mjediset më ekstreme që mund të imagjinojmë.

Por pse dhe si nisi jeta në Tokë? Cila ishte seria e ngjarjeve që çuan te zogjtë, çimkat, amebat, dhe te ne njerëzit? Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet. Por ajo që dimë tregon një histori origjine me një shtrirje epike, dhe që na çon te një aventurë, që nga ditët e para të botës sonë.

1. Nga erdhi uji i Tokës?

Tri misteret e pashpjegueshme të jetës në Tokë

Kërkimi për të kuptuar pse ka jetë në Tokë, duhet të fillojë me ujin, sepse uji është e vetmja gjë në Tokë për të cilën ka nevojë jeta. Forma të ndryshme të jetës mund të mbijetojnë me burime ushqimore jashtëzakonisht të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk jeton dot pa ujë.

Megjithatë shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht se si uji mbuloi 2/3 e sipërfaqes së botës sonë dhe krijoi kushtin e parë të nevojshëm për jetën. Problemi është i thjeshtë. Kur Toka po formohej, ajo ishte jashtëzakonisht e nxehtë. Çdo sasi uji që ishte në fillim do të kishte avulluar.

“Atëherë si mund të kishte kaq shumë lëngje të kondensuara në sipërfaqen e një planeti ku duhet të ketë qenë shumë nxehtë?”- pyet Lidia Hallis, shkencëtare planetare në Universitetin e Gllasgout në Skoci. Shkencëtarët mund të mendojnë mbi disa opsione të besueshme.

A u shpërnda uji nga kometat që u përplasën herë pas here me planetin tonë? Ose a kemi ujë këtu në Tokë vetëm për shkak të ngjarjes jashtëzakonisht rrethanore të planetëve si Jupiteri që enden drejt Diellit nga sistemi i jashtëm diellor?

2. Si filloi jeta në këtë ujë?

Tri misteret e pashpjegueshme të jetës në Tokë

Dikur ka pasur dhe disa forme jetë. Ka të ngjarë që jeta të mos e kenë fillesën në këtë planet. E megjithatë shkencëtarët kanë arsye të mira për të dyshuar se po. Për dekada të tëra, ata janë përpjekur të rikrijojnë në laboratorë kushtet e asaj Toke të hershme të mbushur me ujë.

Mendimi mbizotërues në mesin e tyre, është se nëse do të munden të imitojnë kushtet e Tokës së hershme, do të jenë përfundimisht në gjendje të krijojnë diçka të ngjashme me qelizat e para të thjeshta që u formuan këtu miliarda vjet më parë. Nga atje, ata mund të bashkojnë copëzat e një historie se si filloi jeta në Tokë.

Kjo linjë kërkimesh ka treguar disa suksese mbresëlënëse. Në vitet 1950, shkencëtarët Harold Jurej dhe Stenli Miler, treguan se është e mundur të sintetizohet aminoacidi i glicinës – pra një nga blloqet ndërtuese më themelore të jetës – duke përzier së bashku disa gazra që besohet se kanë mbushur atmosferën miliarda vjet më parë, me nxehtësi dhe me shkarkesa rrufesh të simuluara në laborator.

Që nga ajo kohë, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të krijojnë gjurmë lipidesh që u ngjajnë shumë membranave qelizore. Dhe ata kanë formuar molekula të ARN-së, të cilat janë si ADN-ja në një formë të thjeshtëzuar. Por krijimi i të gjithë këtyre komponentëve të jetës nuk ndodhi në një laborator dhe grumbullimi në një qelizë të thjeshtë.

Atëherë cili është misteri? Dhe çfarë do të thotë nëse shkencëtarët do të kenë sukses duke e rikrijuar jetën brenda një shisheje? Në këtë rast ata mund të zbulojnë jo vetëm historinë e origjinës së jetës në Tokë, por të arrijnë në një përfundim tronditës se sa e zakonshme duhet të jetë jeta në Univers.

3. Çfarë është tek e fundit jeta?

Tri misteret e pashpjegueshme të jetës në Tokë

Pavarësisht se nuk jemi të sigurt se si nisi fillimisht, sot e dimë se Toka është plot me forma jete. Ne e njohim jetën kur e shohim. Por a e dimë se çfarë është ajo në thelb? “Askush nuk ka qenë në gjendje ta përcaktojë tamam jetën, dhe disa njerëz do t’ju thonë se kjo gjë nuk është e mundur”- thotë Karl Zimer, gazetar i çështjeve shkencore dhe autor i librit “Në skajet e jetës: Në kërkim të domethënies së të qenit gjallë”.

Dhe kjo jo për shkak të mungesës së përpjekjeve. “Ekzistojnë qindra përkufizime të jetës që janë publikuar nga vetë shkencëtarët në literaturën shkencore. Pyetja se çfarë është jeta, duket si e lehtë, si diçka që duhet t’i japë përgjigje edhe një nxënës i klasës së pestë.

Ajo ndihet sikur duhet të jetë e lehtë sepse ne e ndiejmë atë. Vetë truri ynë është i përshtatur për të njohur gjëra të tilla si lëvizja biologjike. Ne jemi disi të prirur për ta njohur jetën. Por në fakt kjo nuk do të thotë se ne e dimë se çfarë është”, – thekson Zimer.

Problemi është se për çdo përkufizim të jetës, shkencëtarët mund të mendojnë për një përjashtim që e ngatërron të gjithë çështje. Për shembull marrim përkufizimin e NASA-s mbi jetën: “Jeta është një sistem kimik i vetëqëndrueshëm, i aftë për evolucionin darvinian”.

Por ky përkufizim do të përjashtonte viruset, të cilët nuk janë të “vetëqëndrueshme” dhe që mund të mbijetojnë dhe shumohen vetëm u infiltruar te një bujtës. Nga njëra anë, një përkufizim i jetës do të na hynte në punë, ndërsa ne jemi duke kërkuar për shenja të saj në planetë dhe Hëna të tjera. Si do ta njihnim jetën kur ta gjenim? Nga ana tjetër, Zimer thotë se është ndoshta i pamundur përcaktimi i saktë se çfarë është jeta, ose të paktën jo me njohuritë tona aktuale.