Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës.

Në aksin Lushnjë – Rrgozhinë, në fshatin Golem, automjeti me drejtues një 26-vjeçare, është përplasur me biçikletën me drejtues një 70-vjeçar, si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen, 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin, 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja 26-vjeçare. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.