Një 21-vjeçare është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pak para mesnate në Tiranë.
E reja, pasi është pyetur nga policia, ka deklaruar se është goditur me sende të forta.
Policia thotë se e ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, për të cilin po punohet që të kapet.
Sa i përket rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje, mbeten ende mister.
Raportohet se ngjarja është regjistruar në rrugën “Gjon Buzuku” teksa disa minuta më vonë pas dhunimit, pra në orën 23:40 të së premtes, e reja është paraqitur në spital.