Një sherr i rëndë ka ndodhur mes tre të rinjve në Tiranë, ku një 21-vjeçar është vendosur pranga, ndërsa vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë nën akuzë për përndjekje dhe dhunë.

Mësohet se dy vëllezërit kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta një fëmijë të moshës 12 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç.