Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. P., 33 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 22 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.