Dy sherre me motive pronësie mes familjeve kanë ndodhur në pak orë në Tepelenë dhe Këlcyrë, kurse policitë vendore njoftuan se kanë nisur procedimet për të dyshuarit.
Komisariati i Policisë Tepelenë njoftoi se referoi materialet në Prokurori për shtetasen L. I., banuese në Tiranë, pasi “dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një 64-vjeçari, në fshatin Progonat”.
Kurse Stacioni i Policisë Këlcyrë kreu veprimet për të dyshuarin F. M., banues në fshatin Sukë, pasi “me pretendimin se është pronar i sipërfaqes së tokës ku kalon një rrugë e fshatit, e ka bllokuar segmentin, me pirgje gurësh dhe inertesh, për të mos kaluar mjetet”.
Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, të dyja çështjet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës.