Në Fier janë regjistruar 2 raste tragjike vetëvrasjeje gjatë 24 orëve të fundit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, është gjetur e vetëvarur në një hangar 59-vjeçarja F. K.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:55 në fshatin Dushk, ku personi me inicialet I. T., 66 vjeç, është gjetur i vetëvarur në një kasolle afër banesës së tij.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të siguruar provat ligjore.