Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës pasi konsumoi fotoksinë.
Policia nisi pas ngjarjes procedimin për bashkëshortin e saj 24-vjeçar, pasi dyshohet se veprimi i rëndë i së resë erdhi pas konflikteve të vazhdueshme me të.
Familjarët e 24-vjeçarit kanë reaguar për mediat në lidhje me ngjarjen dhe kanë thënë se nuk kishte probleme mes vajzës dhe bashkëshortit të saj.
I ati i 24-vjeçarit ka thënë se e reja e ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të problemeve në shkollë.
Mendoj se e kemi mbajtur mirë. Besoj për këtë nuk ka kundërshtim edhe familja e saj, se po të kishte do na e kishte mbyllur derën që ditën e parë atje.
Mendojmë, mos të them 100%, 90% i vjen nga shkolla. Ditën që ka qenë në shkollë kemi dëgjuar që mësuesit e mohojnë që s’ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasuri nga këto xhelozitë e shoqeve”, tha ai.
Babai i 24-vjeçarit ka treguar edhe momentin kur e morën veshë që e reja kishte konsumuar fotoksinë.
“Ditën që ka ndodhur kjo, na kanë thënë që ka dalë nga shkolla duke qarë. Ato janë të gjitha të regjistruara në telefon. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu i shkruan hajde se unë piva kokërrr.
Ta kishte pasur këtë presion nga ne ajo nuk do t’i thonte çunin hajde merrmë. Ne jemi shumë të pastër në vetvete, se çfarë mund të thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, u shpreh ai.