Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit në lagjen “Liri Gero”. Një 18-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Adoleshenjta është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.