Nutricionistja Diola Dosti, e ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, u shpreh se cilësia e spermës këto 70-80 vite, është reduktuar deri në 50 për qind.

Sipas saj, reduktimi i hormonit të testosteronit ka ardhur për shkak të kimikateve që gjenden në përmbajtjet e plastikës.

Dosti u shpreh se kjo po studiohet dhe po shihet me shumë kuriozitet nga shkencëtarët.

Diola Dosti: Do të cekja në fakt, reduktimin e hormonit të testosteronit, ka disa arsye përse, por njëra nga arsyet që po shqyrtohet kohët e fundit është për shkak të përdorimit të kimikateve që praktikisht gjenden në përmbajtje të plastikës.

Këto janë një kategori që njihen me emrin: falate. Këto bëjnë të mundur reduktimin e numrit të testosteroneve, madje, thuhet që në 70-80 vitet e fundit, është reduktuar cilësia spermale deri në 50 për qind dhe ky realisht është një alarm.

Bëhet fjalë për këto kimikate që gjendjen qoftë në pjesët e plastikës, qoftë tek parfumet që përdorin meshkujt. Kjo është një nga arsyet e cila po studiohet dhe po shihet me kuriozitet, me një lupë shumë të madhe në syrin e shkencëtarëve.