Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur, sipas burimeve policore, në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqe

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas njoftimit të policisë.