Gazetari grek Vasili Lampropoulos ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 32-vjeçarit, Roan Brahimi mbrëmjen e së enjten mbrëma në Athinë.

Gazetari zbulon se pas ngjarjeve në Shqipëri, ai jetonte në Dubai më pas ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca, dhe në fund është rikthyer në Athinë.

Gjithashtu ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi, deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Roan Brahimi njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.