Vlora është ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama për të vijuar takimet me anëtarësinë.

Kreu i qeverisë ka prezantuar Vangjel Tavon, si prefektin e ri të qarkut të Vlorës.

Ish-deputeti i Qarkut Gjirokastër dhe ish ministri i LSI, Vangjel Tavo, është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës.

Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn.