Policia e Gjirokastrës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. Xh., 29 vjeç dhe K. Xh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi kanë kanosur dhe fyer për shkak të detyrës, në ambientet e punës, punonjësen e Shërbimit Social.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.