Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën, teksa po lahej në Velipojë.

60 vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar një atak kardiak, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë, sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur, se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.