Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete e për pasojë ka persona të plagosur.

Dyshohet se ka edhe viktima.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia dhe nuk dihet shkaku i aksidentit.