Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre mund të shkaktojnë të gjitha llojet e alergjive dhe acarimit të lëkurës.

Kimikatet e përdorura për të mbajtur rrobat pa rrudha mund të shkaktojnë skuqje, kruajtje dhe reaksione alergjike.

Për më tepër, bojërat e pëlhurave mund të shkaktojnë reaksione të lehta ose të rënda alergjike te njerëzit e ndjeshëm, veçanërisht në pjesët e lëkurës, ku zhvillohet fërkimi dhe djersa, si qafa, beli, midis këmbëve dhe sqetullave.

Veç kësaj, pëlhurat mund të përmbajnë kërpudha nga vendi i origjinës ose mikrobe apo edhe… morra nga njerëzit që i kanë provuar në dyqane, pasi askush nuk mund ta dijë se çfarë ka të bëjë çdo klient me pastërtinë.

Në realitet, askush nuk e di rrugën e një…veshjeje. Edhe veshjet që tregojnë vendin e origjinës mund të jenë bërë në tre ose më shumë. Dhe kjo për shkak se nuk është e pazakontë që pëlhurat të prodhohen diku tjetër, të lyhen diku tjetër dhe të paketohen diku tjetër, dhe çdo vend ka standardet e veta në lidhje me trajtimin e tekstileve dhe përdorimin e lejuar të kimikateve.

Për t’u mbrojtur nga e gjithë kjo, duhet patjetër t’i lani rrobat tuaja të reja të paktën një herë në lavatriçe përpara se t’i vishni.