Një 56-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Fano, Itali.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.15 në Via VI Strada në Bellocchi, kur shqiptarja po ecte në anën e djathtë të korsisë me mbesën e saj dhjetëvjeçare.

Një mjet tip ‘Smart’ ka ardhur përballë tyre dhe e ka përplasur 56-vjeçaren.

Përplasja ka qenë e fortë dhe shqiptarja e cila po ecte dorë për dore me mbesën ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

Ndërkohë që 10-vjeçarja e cila ishte dëshmitare e gjithë tragjedisë, shpëtoi pasi po ecte në anën e barrierave të rrugës.

Drejtues i makinës Smart ishte një 35-vjeçar nga Fano i cili ndaloi menjëherë dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.

Makina u sekuestrua dhe drejtuesi i mjetit, i cili rezultoi negativ në testin e alkoolit, do të akuzohet për vrasje me automjet.