Një aksident tragjik është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në sheshin Omonia të Athinës ku humbën jetën dy të rinj të cilët udhëtonin me një motoçikletë.

Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta dhe në vendin, që po kalonte motoçikleta e të rinjve nuk kishte trafik, çka i lejonte atyre të ecnin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar.

Policia thotë se motoçikleta e dy të rinjve humbi kontrollin dhe u rrëzuan duke u përplasur me një autoveturë e markës “Fiat”, drejtuesi i së cilës pësoi dëmtime të lehta.

Sipas mediave greke dy të rinjtë po qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara në zonë të banuar si dhe nuk kishin vendosur kaskat mbrojtëse në momentin e aksidentit.

Viktimat janë Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis të moshës 24 dhe 25 vjeçare, ku njeri prej tyre dyshohet se eshte shqiptar.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës por mjekët nuk mundën të bëni asgjë për ti shpëtuar, raportojnë mediat greke.