Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se ka goditur me thikë një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Përveç 17-vjeçari policia arrestoi dhe babain e tij 48-vjeçar për ngelizhencë.

Sipas informacioneve dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë dy grekët.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital në Rodos, ku pasi iu dha ndihma e parë u larguan.

Gjithashtu përveç 17-vjeçarit në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.