Deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres Prof.Dr. Tritan Shehu nje dite pasi kreu i Bashkise Libohove Leonard Hide u thirr ne SPAK, i ka bere thirrje ketij te fundit qe te dorehiqet per t’i lene hapesire zgjedhjeve te reja e kesisoj fitimit te kesaj bashkie nga kandidati qe adhurohej nga libohovitet sic ishte Adil Xhelili.
Ne nje postim ne rrjetin social FCB, zoti Shehu ka thumbuar edhe deputeten e Rilindjes Mirela Kumbaro e cila dihet boterisht se Lenoard Hiden e pati kercenuar me burg, nese nuk do te pranonte te kandidonte nen siglen e PS ne zgjedhjet e 14 majit te vitit te kaluar duke e vene perballe vellait te tij qe vinte nga radhet e opozites.
Zoti Shehu ngre disa ceshtje qe jane te prekshme ne te gjithe morine e skandaleve qe ka shkaktuar Kumbaro me kandidatin e saj ne Libohove Leonard Hide duke kerkuar me ngulm qe fitoren e kesaj bashkie t’a shfrytezonte per hesape politike e lene pas vetes dy vellezer te armiqesuar.
Postimi i plote i deputetit Shehu ne FCB
Leonard Hide jashte Bashkise Libohove!
Doreheqje apo jo, perfundimi eshte vetem „Nje“:
Libohova do te kete se shpejti tjeter Kryetar Bashkie!
Per ate vete do te jete me mire te dorehiqet…
Ne fakt do te ishte me i „qete“ po te mos kishte kandiduar fare.
I detyruar nga Ajo nen kercenimin e nje ceshtje te hapur, qe ai e di, qe ne e kemi deklaruar me kohe.
Nen premtimin se duke kandiduar ne kundershtim me ligjin, ne minuten e fundit, perballe kusheririt si vella te tij, dosjet do te mbylleshin me urdher.
Nen premtimin se duke u bere Kryetar i Bashkise do te behej i “pa prekshem” nga drejtesia!
Pozicion ai, qe u arrit duke fshehur realitetin, me para te shumta te derdhura, presion mbi qytetaret, keq perdorim te administrates, grupe kriminale, qe endeshin ato dite ne Libohoven e vlerave e kultures, per te tjetersuar rezultatin.
Por “premtimi” i Asaj dhe i Rilindjes rezultoi mashtrim per ta futur ne “valle”!
Dhe tashti nuk po del dot prej andej….deri sa ta nxjerrin ne baze te ligjit!
Nqs nuk del vete me pare, qofte edhe si shenje pendimi per “oferten” e pranuar, por te pa mbajtur nga ata, qe dijne vetem te te perdorin e mashtruar.
Leonard, jep doreheqjen, qofte edhe per te qetesuar sado pak ndergjegjen tende.
Une te them, jeta eshte e gjate dhe ti je nga ata qe mund ta vazhdosh me pozitivitet me tej ate…
Mbasi te kesh “shplare” koshiencen tende, tashme te njollosur, duke u perdorur nga mashtruesit!
Dhe pa dyshim mbasi te shlyesh para drejtesise „lugen e corbes“, qe te bene ta gelltitesh, se paku per mos deklarimin e te vertetes.
E pa evitueshme kjo tashme, por qe do ta beje shume me te lehte e dinjitoze per ty doreheqja.
Perpara se….