Një operacion i policisë greke në Selanik ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine dhe para cash.
Policia greke kishte siguruar informacion për lëvizje të ngarkesave me drogë përmes automjeteve të kompanisë “Delfon Car Rental Monoprosopi Ike” në pronësi të shqiptarit Admirim Lemellari, 39 vjeç, e cila e kishte qendrën në rrugën “Delfon” nr.184 në Selanik.
Përmes një operacioni të organizuar, pas grumbullimit të informacioneve për personat e përfshirë në këtë grup, u ndërhy në një depo në rrugën “Marasli” nr. 20 në Selanik, në zyrat e kompanisë së dhënies me qera të automjeteve si dhe në mjetin me targa NMA-3185.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 21 kg 682 gram kokainë, 1 pistoletë “Walther” e kalibrit 7.65 mm me një krehër me 5 fishekë.
Në prangat e policisë ranë shtetasit Admirim Lemellari, 39 vjeç, Jorgo Zguri, 41 vjeç dhe Gertian Rushi, alias Tahir Kroza, 44 vjeç.