Një makinë policie është aksidentuar sot në afërsi të fshatit Çërravë, në aksin rrugor Maliq-Pogradec, si pasojë është aksidentuar punonjësi i policië në detyrë, shtetasi M. K.

Sipas raportimeve nga policia, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, ka kryer një manovër të gabuar, duke i prerë rrugën automjetit të policisë.

Si pasojë e aksidentit, oficeri i policisë rrugore është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se gjendja e tij nuk është kritike dhe nuk ka probleme për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Volkswagen” në komisariatin e Pogradecit, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.