Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”,

Sipas Policisë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin me iniciale H. K., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. Ll.

Për pasojë, drejtuesi i motorin është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet nëse ka qenë parakalim i gabuar, shpejtësia jashtë normave të lejuara apo shkaqe të tjera që shkaktuan përplasjen e mjeteve.

Pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.