Një tjetër aksident është regjisturar ditën e sotme në qarkun e Korçës.
2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën “kokë më kokë”.

Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa ky është aksidenti i katërt për ditën e sotme (7 korrik) në juglindje të vendit.

“Nga përplasja e dy mjeteve njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga aksidenti janë shënuar dëme të shumta materiale ndërkohë që ky aksident shënon të 4-rtin pas 3 aksidenteve të tjera që ndodhën mëngjesin e sotëm në Pogradec” thuhet në njoftimin e policisë.