Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të urës së Bahçallëkut në Shkodër. Sipas Policisë viktima ende i paidentifikuar, është i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Informacion paraprak.
Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.