Si pasojë e aksidentit, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit që doli nga rruga.

Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.