EMRAT-FOTOT/ Ja kush janë polici i vrarë dhe autori i ngjarjes

Jugulajm.net
1 Min Read

Janë publikuar fotot e efektivit të Shqiponjave, Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë operacionit për arrestimin e një personi në kërkim në fshatin Podenë të Maliqit, dhe e autorit të ngjarjes, Violand Braçellari.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një aksioni policor për kapjen e Braçellarit, i cili prej vitesh rezultonte në kërkim. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë, ai ka kundërshtuar arrestimin duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e shkëmbimit të armëve, efektivi i forcës “Shqiponja”, Enea Mekolli, mbeti i vrarë, ndërsa kolegu i tij Edison Adri u plagos rëndë. I plagosur mbeti edhe vetë autori i dyshuar.

Publikimi i fotografive të viktimës dhe të personit të dyshuar ka rikthyer në vëmendje ngjarjen që tronditi Korçën dhe mbarë vendin, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht dinamikën e përplasjes së armatosur.

Share This Article