EMRI/ Plagosja në Grabovë, njëri prej të demtuarve me helikopter drejt Tiranës

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dyshohet se kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se merkures në fshatin Grabovë të Përmetit.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku Ervis Bregu dhe një person tjetër dyshohet se kanë prekur aksidentalisht mjetin shpërthyes. Për pasojë, Bregu ka mbetur i gjymtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, personi tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.

Mësohet se pas pak minutash Bregu pritet të niset me helikopter drejt Traumes ne Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Share This Article