Ndërron jetë babai i kreut të PL, Ilir Meta, Rexhep Meta. Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije se ish-presidenti Meta do të shoqërohet nesër në Çepan të Skraparit, ku edhe i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit.
Meta do të shoqërohet në Skrapar nga oficerët e Burgjeve, pasi SPAK i dha lejen për ceremoninë mortore të të atit.
SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve po miraton planin e masave për shoqërimin e Metës nga paraburgimi 313.
Homazhet për të ndjerin do të kryhen në Tiranë, ndërsa varrimi në vendlindjen e babait të Metës në Skrapar.




