Kryedemokrati Berisha: Media po na censuron

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mediat kombëtare në vend për censurë ndaj opozitës dhe favorizim të qeverisë në edicionet informative.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se monitorimi i kohës televizive gjatë javës së fundit tregon sipas tij një pabarazi të theksuar mes hapësirës që i jepet qeverisë dhe opozitës, duke e cilësuar situatën si tipike të një diktature autoritare.

Sipas tij, televizionet kombëtare kanë transmetuar në mënyrë disproporcionale aktivitetet e qeverisë, ndërsa opozita është lënë pothuajse jashtë edicioneve informative.

Berisha: Në qoftë se hyni dhe monitoroni, rezultati është tipik i një diktature autoritare. Ndërkohë, ligjet e medieve, që kanë në themel parimin par condicio, kërkojnë të njëjtën kohë për të dy palët në media. Por ky parim zbatohet në vende demokratike. Zbatohet në vende me pluralizëm politik.

Nuk zbatohet kurrë në diktatura autoritare dhe aq më pak në narkodiktatura. Ndaj dhe unë, sigurisht nuk do ndalem t’u lexoj ju para shqiptarëve të gjithë monitorimin e çdo emisioni lajmesh të këtyre medieve, por disa po. Top Tuneli i ka dhënë me datën 13 maj 2026 në edicionet e orës 3 dhe 7 e gjysmë, koha për qeverinë është 23 minuta dhe 13 sekonda.

Share This Article