VIDEO/ Sot në Kuvend, deputeti Shehu: Rama të vijë të flasë për marrëdhëniet me Vuçiç dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Tritan Shehu, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën socialiste se po i shërben Serbisë me informacione sekrete për marrëveshjen ushtarake të Kosovës me Kroacinë, në favor të Beogradit.

Teksa mbajti fjalën e tij për procedurë nga Kuvendi ditën e sotme, deputeti Shehu kërkoi prezencën e kreut të qeverisë në sallë, për të dhënë llogari para shqiptarëve.

Ja fjala e Shehut:

Vucic deklaron ne Informer Tv te Beogradit ne linja te pergjitheshme se Kjo aleance ( aleanca ushtarake Kroaci- Shqiperi-Kosove) eshte realizuar me insistimin e Kroacise. Jemi informuar nga Tirana si dhe kemi info sekrete nga Prishtina qe pas saj qendron nje shtet tjeter, qe ka bere presion mbi Zagrebin.
Vucic shume i qarte.
Tirana del informator i Beogradit.
Shqiperia, antar i NATO informon Serbine!!!!
Kryeministri duhet te vije urgjent ne Kuvend ku se bashku me sqarimet per artikullin Rama-Vucic, te paraqese shpjegime edhe per kete deklarim te Vucic.

Share This Article