Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 64 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur dhe fyer një 37-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




