Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë, pasi një person ka njoftuar sallën operative se kishte vrarë bashkëshorten në fshatin Dukas të Patosit. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën.
“Ejani se vrava gruan time”, ka qenë kjo telefonata.
Në terren kanë mbërritur efektivë nga komisariati i Patosit dhe Fierit, të cilët kanë kryer kontrolle të menjëhershme për të konstatuar ngjarjen e raportuar. Zona është verifikuar në detaje për të siguruar nëse bëhej fjalë për një krim të rëndë.
Pas hetimeve paraprake, policia ka konfirmuar se alarmi ishte i rremë.
Personi që kishte bërë telefonatën rezultoi të ishte në gjendje të dehur, ndërsa nuk është konstatuar asnjë ngjarje kriminale.
Autoritetet po ndjekin procedurat përkatëse ndaj tij për njoftim të rremë.




