VIDEO/Depozitohet kallëzimi penal për përhapësit e panikut në Gjirokastër

Jugulajm.net
1 Min Read

Bashkia e Gjirokastres ka depozituar sot ne Komisariatin e Policise, Kallzim Penal ndaj personave te cilet akuzohen per nje sere veprash penale, e mes te cilave dhe perhapja e panikut.

Behet fjale per panikun e perhapur ditet e fundit sikur kryebashkiaku, Flamur Golemi, ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS, duke ua transmetuar dhe punonjesve te tjere ne kete bashki.

Avokati dhe juristi i mirenjohur, Arben Llangozi, pasi ka depozituar kallzimin ka dhene nje deklarate per Jugulajm.net, duke kerkuar nga organet e drejtesise venien para pergjegjesise ligjore te personave, qe kane shkaktuar panik ne Gjirokaster.
Nje dite me pare Jugulajm.net ofroi analizen e HIV/AIDS te kryebashkiakut gjirokastrit, ku rezultonte negativ duke ua mbyllur te gjitha shtigjet per abuzim personave, qe donin te shfrytezonin kete moment per arsye politike.

Share This Article