Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e fundit të karburanteve në vend.
Çmimi i naftës është ulur me 13 lekë dhe do të shitet me 197 lekë/litri.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër”, njofton bordi.




